Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se qarqe të fuqishme politike dhe të sigurisë nga Beogradi qëndronin pas të ashtuquajturës “afera S.Ç.”, me qëllim destabilizimin e Malit të Zi dhe komprometimin e Kosovës në prag të proceseve të rëndësishme politike në rajon.
Në një intervistë për Televizionin E, Gjukanoviq tha se një nga objektivat kryesore të atyre strukturave ishte destabilizimi i Kosovës dhe dëmtimi i imazhit të misionit të NATO-s, KFOR.
“Synimi ishte komprometimi i KFOR-it në Kosovë dhe i komandës së tij ushtarake. Për këtë qëllim po përgatiteshin 27 vajza që do t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Mes tyre ishte edhe S.Ç.”, deklaroi Gjukanoviq.
Sipas tij, autoritetet malazeze kishin siguruar informacione se vajzat po trajnoheshin në ambientet e stadiumit të klubit Obiliq në Beograd.
“Fatmirësisht, KFOR-i dhe UNMIK-u arritën në kohë të merrnin informacionet dhe ta parandalonin atë aktivitet”, tha ai.
Gjukanoviq pretendon se prapa këtyre operacioneve qëndronin struktura të sigurisë dhe kundërzbulimit ushtarak serb, të lidhura me politikën e kohës së Slobodan Milosheviq dhe kabinetin e ish-presidentit jugosllav Vojislav Koshtunica.
Ai tha se këto qarqe besonin se destabilizimi i Kosovës do të ngadalësonte ose pengonte njohjen ndërkombëtare të saj.
Sipas Gjukanoviqit, “afera S.Ç.” ishte pjesë e një strategjie më të gjerë politike dhe të sigurisë kundër pavarësisë së Malit të Zi dhe kundër proceseve euroatlantike në rajon



Të tjera
Aktuale
Shumica e votave të numëruara – cilëve kandidatë që aktualisht kanë fituar mandatin u rrezikohet ende ulësja në Kuvend
Numërimi i votave për partitë politike
Showbiz
Vildane Zeneli ndez rrjetin me paraqitjen e fundit provokuese
Vildane Zeneli vazhdon të jetë një
Lajme
Ky është udhëtari që humbi jetën pasi zbriti në Aeroportin e Prishtinës
Ajo që duhej të ishte një