• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Gjukanoviq lë të hapur mundësinë e korrigjimit të kufirit nga komisioni i përbashkët

nga Bota Press
18 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka folur për çështjen e demarkacioni të kufirit mes shtetit të tij dhe Kosovës. Ai thotë se marrëveshja për demarkacion është nënshkruar por duhet të përfundojë sa më shpejt edhe shënjimi i kufirit i komisionit të përbashkët i themeluar me një marrëveshje mes ish-presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vujanoviq.

“Sic kam thënë. Mali i Zi ka një politikë serioze shtetërore. Që në samitin e Berlinit është nënshkruar një marrëveshjes mes Kosovës dhe malit të Zi për demarkacionin. Gjithashtu dua të kujtoj se Mali i Zi është shteti i vetëm i  ish-Jugosllavisë që ka nënshkruar dy marrëveshje të demarkacionit. Atë me Kosovën dhe Bosnjën. Jemi të hapur që me fqinjët tanë të hapim të gjitha çështjet që na prekin. Dua të kujtoj se presidenti Vujanoviq dhe Thaci arritën një marrëveshje për formimin e një komisioni të përbashkët i cili do të merret me vënien e kufirit në kuptimin teknik të punës”, thotë ai.

“Gjithashtu është e rëndësishëm që ky komision të zbatojë disa korrigjime të cilat do të kontribojnë në bashkëpunim më të mirë, besimit më të mirë dhe zgjedhjes së suksesshme. . Nëse më pyetni nëse çështja është zgjedhur them po. Nëse më pyetni edhe se a duhet të mbarojmë këtë proces në terren, e cila akoma nuk është mbaruar them se po. Besoj se duhet ta përfundojmë sa më shpejt”, sthon Gjukanoviq.

Ai komenton edhe deklaratat e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se kjo temë për të është e mbyllur. Gjukanoviq deklaron se sigurisht ka ndonjë “keqinterpretim” dhe se Abazoviq do të marrë përsipër përgjegjësitë që vijnë nga marrëveshjet e mëparshme.

“Sic e kam thënë, marrëveshja për demarkacion është miratuar. Pas kësaj vazhdon pjesa teknike e punës. Komisioni i përbashkët do të dalë në terren dhe duhet ta vizitojë në përpikmëri këtë kufi. Nëse del që disa gjëra duhet korrigjuar dhe ekziston marrëveshja mes dy palëve do të bëhet në frymë të bashkëpunimit dhe miqësisë. Do të provojmë që me këtë miqësi që kemi të bashkëpunojmë në shumë pika. Kosovën dhe Malin e Zi e udhëheqin njerëz seriozë dhe ne kemi nevojë për zgjidhje e jo lindje të problemeve të reja. Problemet e reja nuk na duhet në këtë rajon”, thotë ai në RTK.

“Jam i sigurt se është fjala për mungesë të precizitetit ose interpretimit ë gabuar. Kushdo që kryen punë serioze në Mal të zi janë marrja e obligimeve të marra më parë. Një prej tyre është marrëveshja për demarkacion e vitit 2015 dhe pastaj marrëveshja për bashkëpunim e Presidentit Vujanoviq. Jam i sigurt se Abazoviq do të marrë përsipër këto përgjegjësi”, përfundon ai.

Tags: Milo Gjukanoviq

Të ngjashme

Aktuale

LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Përplasen “vllaznia” mes vete: Krahasimi i Kosovës me Donbasin nga Putini, thikë pas shpine Serbisë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Nxehen gjakrat me notë proteste Shkup-Sofje: Maqedonia është Bullgari

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik
  • LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!
  • Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës
  • Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut
  • Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.