• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Gjukanoviq: Kurrë s’ka qenë opsion tërheqja e njohjes së Kosovës

nga Bota Press
18 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë në opsion tërheqja e njohjes së Kosovës nga shteti i tij. Madje, ai ka thënë se vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës shteti malazez e ka marrë pas një analize si në aspektin juridik ashtu edhe në atë politikë.

“Tërheqja nuk ka qenë asnjëherë opsion. Mali i Zi është një shtet serioz. Jemi fqinj të përgjegjshëm dhe nuk është se e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008 në mënyrë të përshpejtuar. Ne kemi analizuar aspektin juridik dhe aspektin politik, pastaj kemi ardhur deri te konkludimi se në interes të stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit është e nevojshme të që pranohet pavarësia e Kosovës”, ka thënë Gjukanoviq.

Sipas tij, Mali i Zi në secilin hap të vetin para dhe veçanërisht pas pranimit të Kosovës ka demonstruar qartazi se nuk ka dilema në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Përkundrazi ne duam t’i ndihmojmë Kosovës ashtu siç duam t’i ndihmojmë edhe të gjitha vendeve tjera të rajonit që në mënyrë sa më të vendosur dhe sa më shpejt të pranojmë sistemin e vlerave evropiane dhe të ecim përpara drejt rrugës së Bashkimit Evropian dhe NATO’s”, ka shtuar Gjukanoviq në një intervistë për RTK’në.

Presidenti malazez po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë. Ai në ditën e parë takoi krerët e institucioneve, presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi.

Tags: Millo Gjukanoviq

Të ngjashme

Aktuale

LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Përplasen “vllaznia” mes vete: Krahasimi i Kosovës me Donbasin nga Putini, thikë pas shpine Serbisë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Nxehen gjakrat me notë proteste Shkup-Sofje: Maqedonia është Bullgari

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik
  • LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!
  • Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës
  • Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut
  • Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.