Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasur shkrepje arme. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, u shpreh Borovci./Botapress/