• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Gjithë lulet e pranverës për ty”, me artistët e Ansamblit Popullor dhe të tjerë të ftuar

nga Bota Press
7 Maj, 2021
në Kulturë
ShareShareShare

Koncerti “Gjithë lulet e pranverës për ty” ishte pjesë e programit artistik online të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Një koncert tepër i veçantë me perlat e muzikës popullore, meloditë, këngët dhe vallet shqiptare të interpretuara nga të gjitha trupat artistike të Ansamblit Popullor. Me pjesëmarrjen e tenorit shqiptar Kastriot Tusha, solistit Aranit Hoxha dhe të ftuarve Eli Fara dhe Zeqir Sulkuqi, ky koncert u ndoq në Facebook të TKOB, yotube dhe në www.tkob.gov.al. Koncerti “Gjithë lulet e pranverës për ty” është koncerti i dytë premierë nën drejtimin e Sokol Marsit, drejtorit artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Përpara këtij koncerti, për publikun u zhvillua ai me titull “Trëndafilin kur ta dhashë” me artistët e Ansambli Popullor, për të rizgjuar bukuritë e muzikës së krijuar nga mjeshtrit shqiptarë. Ansambli Kombëtar i Këngëve e Valleve Popullore (AKKVP) është krijuar në vitin 1957, si ansambël profesionist.

Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. Mbështetja e AKKVP-së tek kjo pasuri burimore dhe ekspeditat e ndryshme të zhvilluara në të gjitha zonat kanë bërë që AKVP-ja të jetë jo vetëm krenaria e kulturës tradicionale shqiptare, por edhe të mahnisë me vlerat e tij studiues e folkloristë nga e gjithë bota.

Repertori muzikor ka luajtur një rol të fuqishëm dhe mjaft të suksesshëm në jetën e ansamblit. Vlera të mëdha artistike ka orkestra me instrumentistë nga më të zgjedhurit. Këngëtarët interpretues kanë qenë dhe janë krenaria e vokalit shqiptar. Edhe kori me përpunimet dhe harmonizimet e këngëve burimore dhe të krijuara, ka dhënë një kontribut shumë të vlefshëm si pjesë e ansamblit.

 

Tags: e pranveresGjitha lulet

Të ngjashme

Kulturë

Një tufë vargjesh poetike nga Esmeralda Nikaj

nga Bota Press
4 Mars, 2023
Kulturë

Teuta Haxhijaj: Plisbardhët para Manastirit të Deçanit e na “ua falëm” Manastrin tonë ardhacakëve sllavë (Foto)

nga Bota Press
3 Mars, 2023
Kulturë

Demonstratat në Prishtinë dhe Lufta çlirimtare e UÇK-së

nga Bota Press
1 Mars, 2023
Kulturë

Teuta Haxhijaj: “Runa Zo’ pej safit t’parë!”

nga Bota Press
25 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Nesër hyjmë në pranverë, ky është parashikimi i motit
  • “Asociacioni, Kurti, Vuçiqi”: Krejt çka thanë Blinken, Escobari e Hovenier për marrëveshjen e Ohrit?
  • Vedatit ende nuk i kaloi inati me BBVK, vjen reagimi i papritur (FOTO)
  • Luizi merr goditjen e radhës nga banorët në Big Brother
  • 5 arsyet pse burrat që tradhtojnë rrinë me gratë e tyre

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.