Vatikani do të mirëpresë 200 mijë njerëz nesër në funeralin e Papa Françeskut, ku do të marrin pjesë edhe anëtarë mbretërorë, presidentë dhe krerë të shteteve.
Dhjetëra mijëra njerëz qëndruan në radhë për tre ditë për t’i dhënë lamtumirën Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër.
Për këtë arsye, si qeveria italiane ashtu edhe Vatikani kanë nisur një plan gjithëpërfshirës sigurie.
Më shumë se 2 mijë oficerë policie janë vendosur, së bashku me një sistem anti-drone dhe një zonë ndalim-fluturimi 24-orëshe mbi Romë, e cila tashmë është vendosur.
Avionët luftarakë janë në gatishmëri dhe njësitë speciale snajperësh të policisë janë vendosur në çatitë e ndërtesave përgjatë “Via della Conciliazione”, rruga që çon në sheshin e Shën Pjetrit.
Parkimi është i ndaluar dhe pikat e kontrollit janë ngrtur me ndihmën e qindra vullnetarëve për të filtruar turmat që mbërrijnë në këmbë.



Të tjera
Aktuale
Dega e Vitisë e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së
Aktuale
Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral