Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, njëherit edhe përkrahësi i Qeverisë Kurti, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i doli në mbrojtje kryeministrit Kurti për çështjen e targave.
Në një shkrim në Facebook, Gjinovci është shprehur i ‘pakënaqur’ që Rama e mbrojti Kurtin.
“Si të mbështetë Edi Rama dije që s’e ki mirë”, ka shkruar ai shkurt në Facebook.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas akuzave të ditëve të fundit ndaj kryeministrit Albin Kurti, për shkak të marrëveshjes së arritur në Bruksel për çështjen e targave.
Sipas Ramës, Kurti u soll si kryeministër dhe nuk mund të reagonte sikur të ishte në burg.
“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, u shpreh Rama. /Botapress.info/