Moderatori, Rron Gjinovci, ka reaguar pasi tre persona kanë marrë lëndime pas rrëzimit të një shtylle elektrike në Prishtinë.
Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës për mosreagim dhe ka kërkuar që menagjmenti i KEDS-it të burgoset “Ktu ska shtet se drejtorat e KEDS ish dashtë me perfundu n’burg”, ka shkruar Gjinovci.
Të martën tre persona janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një shtylle elektrike në Lakrishtë të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Jasharaj mohon lajmet: Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për 100 euro shtesë
Ahmeti tha se shtylla elektrike kishte rënë mbi një veturë. “Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Bekim Fehmiu’ në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Si pasojë tre persona janë lënduar dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tha se njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë duke u merrur me rastin./Botapress.info/