Drejtori Ekzekutiv i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci, e ka cilësuar si “gënjeshtar”, kryesuesin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP), Altin Sahitin.
ORCA e ka akuzuar Sahitin për shkarkimin e Naser Sahitit nga pozita e rektorit, më 21 tetor.
Por Sahiti të martën përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kur ballafaqohet njeriu me dikë si Gjinovci mëdyshet a të jetojë këtu”.
E sot atij i ka ardhur përgjigje nga ORCA përmes një videoje.
“Mirëmjes t’gjithëve, përveç kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së Altin Sahiti i cili siç shihet në videon e maposhtme është gënjeshtar”, ka shkruar Gjinovci në Facebook, të mërkurën.
Sipas tij, “ORCA është kundër plagjiaturës, jo edhe Këshilli Drejtues i UP”.
Në atë video, ORCA pyet se “pse Altin Sahiti nuk ndërmori asnjë veprim para se Selim Bezerajt t’i fillonte mandati më 1 tetor 2022”, përgjigjen e jep vetë organizata në fjalë, sipas tij “ishte planifikuar shkarkimi i rektorit”. /Botapress.info/