Partia Demokratike në Gjakovë nesër do të marr vendim se cilin nga kandidatët të cilët janë në balotazh do ta mbështes më 14 nëntor. Kryetari i kësaj dege, Hajdar Beqa ka thënë për Indeksonline se nesër planifikojnë të dalin me qëndrim përfundimtar për këtë çështje.
Në anën tjetër, Fazli Hoxha kryetar i Nismës në Gjakovë ka thënë se kanë pasur një takim me kandidaten e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila dhe se janë afër zyrtarizmit të marrëveshjes.
“Ne kemi pasur një takim me Mimoza Kusari- Lilën. Grupet punuese po punojnë në harmonizim të programit. Besojmë që nesër ose pasnesër do ta zyrtarizojmë marrëveshjen”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.
Indeksonline ka provuar të marrë një qëndrim edhe dega e LDK-së në këtë komunë, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Kujtojmë se në garë për kryetar të kësaj komune janë, kryetari akutal, Ardian Gjini dhe Mimoza Kusari- Lila. /Botapress.info/