Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD, lidhur me përgjysmimin e kontingjentit të forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vendimi, për ta përgjysmuar kontingjentin e forcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i shoqatës qendrore të industrisë gjermane të ndërtimit gazetave “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” (17.04.2025). Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja në rritje për forca pune”.
Një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve të huajnë sektorin e ndërtimit vjen nga vendet e ish-Jugosllavisë, tha Müller. “Zvogëlimi i kontingjentit të rregullores për Ballkanin Perëndimor në maksimumi 25.000 forca pune e prek rëndë ekonominë e ndërtimit.”
Rregulloja e Ballkanit Perëndimor: Kushte të thjeshtuara për vizën dhe lejen e punës
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. “Migracioni i rregullt në Gjermaninë kuadër të së ashtuquajturës rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të kufizohet me 25.000 persona në vit”, thuhet në marrëveshjen e koalicionit. Aktualisht bazuar në këtë rregullore numri i forcave të punës që tërhiqen në vit nga këto vende është rreth 50.000. Ky kontingjent vjen me kushte të thjeshtuara për dhënien e vizës dhe lejen e punës në Gjermani. Njohja e kualifikimit profesional në Gjermani nuk është kusht./DW



Të tjera
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar
Aktuale
“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin
Profesori amerikan Edward