Në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 779 pacientë me koronavirus, njoftoi të mërkurën Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Prej tyre, 49 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 659 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, thuhet në njoftim.
Shifrat janë më të ulëta se një ditë më parë, kur numri i të hospitalizuarve me koronavirus ishte 883, ndërsa i pacientëve në gjendje të rëndë 55.
Që nga shpërthimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar, Kosova ka konfirmuar mbi 157,000 raste të të infektuarve dhe 2,833 viktima.Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë rreth 15,000.
Deri t mërkurën në mesditë, 391,214 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër koronavirusit.