Gazeta ka raportuar më herët për zhdukjen e Muaxhahidit, vogëlushit shqiptar, i cili u raportua se që nga 13 prilli nuk gjendet askund.
Muaxhahidi kishte dalur nga xhamia e St. Louis, pranë Baselit, për t’u larguar në një drejtim të panjohur.Që nga ajo ditë, i njëjti ka qenë në kërkim nga të afërmit e tij dhe autoritetet e sigurisë. Ndërkohë, burime të Indeksonline kanë pohuar se ai është gjetur shëndosh e mirë.
Ju njoftoj se është gjetur Muaxhahidi, fëmija i kërkuar. Gjendet shëndosh e mirë. Për momentin është në stacionin e Policisë në Basel… Është gjetur nga Policia e Baselit” ka pohuar burimi./Botapress.info/