Është gjetur vajza 6 vjeçare e cila kishte humbur pak orë më parë në Prishtinë, shkruan Gazeta Botapress.
Pak orë më parë është raportuar për humbjen e një vajze 6 vjeçare në Prishtinë, pasi që mungesë e ngrohjeve ka përfunduar një orë më herët mësimin dhe tani për tani nuk dihet asgjë për fatin e saj.
Mirëpo vajza e humbur është gjetur. Lajmi është konfirmuar nga ‘Vrojtuesit e lagjes Prishtinë’. “GJENDET VAJZA E CILA KISHTE HUMBUR PARA DISA ORVE NË PRISHTINË! Eshte gjetur para pak qasteve, gjendja shëndetësore e vajzës është e mire. JU FALEMINDERIT QE REAGUT SHPEJTE”, thuhet në njoftim.
Për rastin ishte lajmëruar edhe Policia e Kosovës. /Botapress.info/