Gjendet trupi i pajetë i një biznesmeni brenda një kamioni

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rentis të Greqisë, ku është gjetur një trup i pajetë në tregun e perimeve.Punëtorët u përballën me një pamje makabre kur gjetën trupin e një burri brenda një kamioni, i cili ishte parkuar në rrugën Kennedym shkruajnë mediat greke.

Trupi ishte i lidhur, me kravatë të mbështjellë në qafë dhe sipas informacioneve bëhet fjalë për një biznesmen të njohur në zonë.

Policia është duke kryer hetime për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që pritet të mbërrijë mjeko-mjekësor për të bërë këqyrjen e trupit./Botapredss.info/

ngjashme