Një person në Podujevë është gjetur i shtrirë në dysheme dhe pa shenja jete.
Policia, në raportin 24 orësh ka njoftuar se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Sipas Policisë, viktima kishte plagë në fytyrë që dyshohet se ishin shkaktuar nga arma e zjarrit.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes në afërsi të viktimës janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një mjet i mprehtë (thikë), një karikator me një fishekë në të, një gëzhojë, disa mjete për pastrimin e armës si dhe një palë syze të dëmtuara.
Njoftimi i plotë:
Podujevë 30.04.2026, 16:30-23:26. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme pa shenja jete ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Viktima kishte plagë në fytyrë që dyshohet se ishin shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes në afërsi të viktimës janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një mjet i mprehtë (thikë), një karikator me një fishekë në të, një gëzhojë, disa mjete për pastrimin e armës si dhe një palë syze të dëmtuara. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është gjetur dhe një armë që dyshohet të jetë jo funksionale si dhe 11 fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar