Një ngjarje e rëndë është regjistruar të martën paradite në fshatin Lubinjë e Epërme, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, mëson Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës 11:45, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar njoftim për një person pa shenja jete.
Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima, D.S., rreth 47-vjeçare, ndodhej e pajetë në banesën e saj.
Dëshmitari në këtë rast ka deklaruar se viktima ishte e sëmurë dhe se më herët ishte kërkuar ndihma mjekësore. Njësia e emergjencës, pasi ka arritur në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se trupi i viktimës ishte pa shenja jete, gjë që është konfirmuar edhe nga mjeku përgjegjës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Prizrenit, Hetimet Rajonale si dhe është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente.



Të tjera
Aktuale
Aeroplani nga Prishtina xhiro 20 minuta mbi Zurich për shkak të ngarkesës së aeroportit
Një fluturim nga Prishtina për në
Aktuale
IKSHPK: Informacionet se vaksina MMR shkakton autizëm janë të pasakta
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të
Aktuale
Elezi: Rinumërohen 1,142 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 11 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve