Një person i pajetë është gjendur mbrëmjen e sotme në Fier.Sipas policisë bëhet fjalë për një 68 vjeçar i cili është gjendur i pajetë nga i vëllai.
Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur nga vëllai i tij, i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M. B., 68 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Botapress.info/