Gjendet një granatë dore në veturën e një qytetari në lagjen 038, Policia del në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës ka intervenuar para pak minutash në lagjen 038 në Prishtinë, ku në një veturë dyshohet se është vendosur një granatë dore.
Kështu ka bërë të ditur një lexues, i cili ka thënë se mjeti shpërthyes, i pajisur me siguresë është vendosur në dorezë të derës së veturës së qytetarit (emër i njohur për redaksinë).
Lidhur me rastin tashmë kanë intervenuar njësitë policore që ndodhen në vendin e ngjarjes, kur pritet edhe të tërhiqet mjeti shpërthyes.
Gazeta do të ju mbajë të informuar me detajet e reja, posa Policia të kthejë përgjigje./Botapress.info/