Me 10 korrik të këtij viti, Policia e Kosovës kishte marrë një informacion se në fshatin Sekiraqë të Podujevës është vjedhur një automjet i tipit BMW d, vlera e të cilit sillej rreth 50 mijë euro.Brenda veturës ishte edhe dokumentacioni i pronarit përfshirë edhe patenta e shoferit.
Njësitë policore kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku nga pronari kishin mësuar se vetura ishte vjedhur në mesnatë dhe nuk dihej vendndodhja e saj.Pas një punë mirë të organizuar, Njësiti i Autokrimeve ka arritur të bie në gjurmë të veturës së vjedhur e cila ishte dërguar në Shqipëri.
Pronari i automjetit, Dardan Ejupi ka falënderuar Policinë e Kosovës e cila në bashkëpunim me autoritetet në Shqipëri kanë arritur të gjejnë veturën e tij, në Kavajë, afër Durrësit.
“E falënderoj shumë Policinë e Kosovës, posaçërisht drejtorin e policisë, njësinë e auto-krimeve dhe Policinë e Shtetit për kontributin e dhënë për të zbardhur këtë rast”, ka thënë Dardani.
Njësiti i auto-krimeve së fundi ka gjetur edhe veturën e vjedhur të djalit të kryetarit të Fushë Kosovës. Vetura e vjedhur në Sllatinë u gjet në Mitrovicë të Jugut ndërsa personi i dyshuar është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes./Botapress.info/