Policia ka gjetur një person pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.
“Prishtinë Më 18.08.2021 në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.