Një burrë është gjetur i vdekur sot pasdite në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Vdekja e tij është konstatuar nga një ekip mjekësor që ishte në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana.
“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, tha ai.
Zëdhënësi tha se Policia ka nisur një hetim për rastin, në koordinim me Prokurorinë. Ai tha se po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe ekzaminuese për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.



Të tjera
Aktuale
Takimi në Bruksel me vendet e NATO-s, Bajrami paraqet perspektivën e Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe
Shëndetësi
Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?
Për shumë njerëz, dita nis me
Aktuale
Numërimi i votave për deputetë: Përfundon në Gjilan e Prizren, vazhdon në Prishtinë
Po vazhdojnë aktivitetet në Qendrat Komunale