Qytetari që humbi gjatë ditës së mërkurë në Mushtisht të Suharekës, është gjetur sot në gjendje të mirë shëndetësore.
80 vjeçari Nazif Bytyqi kishte humbur ditën e mërkurë pas mesnate.Familja e tij kishin kërkuar ndihmë për gjetjen e tij, pasi që nga ora 03:00 e mëngjesit të së mërkurës nuk dihej për fatin e tij.
Ndërkaq sot sipas njoftimit nga Këshilli i Fshatit, 80-vjeqari i zhdukur Nazif Bytyqi, është gjetur sot në mëngjes.
“Falënderojmë Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët që kontribuan në gjetjen e tij”, thuhet në këtë njoftim. /Botapress.info/