Komisioni me votim sekret vendosi ti jepte Elena Piscopisa-s titullin «magistra et doctrix in philosophia» për punimin e saj brilant në tezën mbi Aristotelin.
Me këtë rast bashkë me gradën akademike iu dhanë për herë të parë edhe shenjat e njëjta me ato të kolegëve mashkuj: një Libër, unaza,mantelli i ermellinos, kurora e dafinës.
Libri është simbol i Doktrinës.
Unaza parqet martesën me shkencën.
Mantelli i ermellinos përfaqëson dinjitetin e doktorit.
Kurora e dafinës është shenja e triumfit.
Universiteti i Padovës sivjet mbush vitin e 800-të (i themeluar në vitin 1222), dhe është njëri nga më të vjetrit në botë.
Këtu bëhet shkencë, kulturë, art, mjekësi, filozofi dhe njeriu i ditur gjend vendin e vet.
Edhe arbërit nga Shqipëria dhe Kosova kanë dhënë kontributin dhe kanë hise në lavdin e kësaj dritarje të madhe drite për njerëzimin. Dihen me emër dhe me data e vepra , sepse këtu njëherë shkruhet e pastaj mbahet mend çdo gjë.
Gjynah që nuk i bie ndërmend gati askujt që ta kuptojnë të gjithë se historia jonë nuk fillon me ne.
Mesjeta jonë do të ketë ende faqe të zbrazura derisa ka ende njerëz me mendësi mesjetare në institucione shteti, kulture e shkence !
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët:

