Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka reaguar presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha se mercenarë nga Kosova po luftojnë në Ukrainë.
Në reagimin e saj në Twitter, Gërvalla e ka quajtur “kriminel lufte” Putinin.
Ajo ka thënë se Putin po do të shpërqendrojë opinionin nga gjenocidi i tij në Ukrainë.
Postimi i plotë i Gërvallës:
Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiq. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës. /Lajmi.net/