Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka thënë se nuk është ushtar i kryeministrit Albin Kurti, por se është në dispozicion të bëhet ushtar i Qeverisë së Kosovës. Kjo pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
“Të dashur miq, në vitin 1998 në një takim me disa krerë të UÇK-së, në fshatin Rezall kam pas deklaruar haptas se unë nuk jam ushtar i Bujar Bukoshit, por jam ushtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe pse tani jam rreth 23 vite më i vjetër edhe tani po e përseris të njejtën. ”Unë nuk jam ushtar i Albin Kurtit, por jam në dispozicion të bëhem ushtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Nga 20 shtatori i këtij viti, ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat me Serbinë.
Ky vendim është duke u kundërshtuar nga ana e Serbisë.
Që nga ajo ditë dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak, janë bllokuar nga serbët lokal. /Express/