Në një postim në Facebook, Valon Syla ka thënë se dmet që i ka shkaktuar Qeveria Kurti në energjetikë janë të pariparueshme.
“Dëmet që i ka shkaktuar Qeveria Kurti në energjetikë janë të pariparueshme. Gazësjellësi amerikan tashmë është projekt i vdekur. Negociatat që do ti hap Qeveria me MCC janë për projekte tjera, dhe mos të rrejnë kinse pe ringjallim një projekt strategjik si gazësjellësi që e vranë vet”, ka shkruar ai.
Tutje Syla ka thënë se për humbjen e këtij projekti, duhet të hetohet seriozisht, të shihet se kush e varrosi.
“Arsyet për këtë humbje ish dashtë të hetohen seriozisht pse dhe kush e varrosi këtë projekt, dhe për interes të kujt? Sepse, për interes të Kosovës sigurisht se jo”, ka shkruar në fund Syla./Botapress.info/