Gazmend Muhaxheri i LDK-së, kryetari aktual dhe i ardhshëm i Pejës ka arritur të marrë trefish vota më shumë edhe nga diaspora, ashtu sic ka marrë edhe në garën zgjedhore më 17 Tetor. Muhaxheri ka fituar garën pa balotazh ndërka nga diaspora ka marrë 233 vota apo më shumë se trefish nga kandidati i Vetëvendosjes, shkruan Botapress.
Ndërsa pas tij, kandidati i LVV-së, Gazmend Agusholli, ka marrë 71 vota.
I treti është kandidati i AAK-së, Rrustem Berisha, me 55 vota.