Gazetarja e BBC-së, Joanna Gosling është prekur teksa po raportonte për vdekjen tragjike të tre fëmijëve të rinj që ranë në liqenin e ngrirë në Angli. Ajo u emocionua shumë dhe s’arriti t’i ndalë lotët.
Tre viktimat të moshës 8,10 dhe 11-vjeç, humbën jetën pasi ranë në liqenin e ngrirë në Solihull të Anglisë, derisa për të katërtin mjekët po bëjnë të pamundurën që t’ia shpëtojnë jetën.
Ata u dërguan në spital në gjendje kritike pasi kishin pësuar arrest kardiak kur ranë në liqenin që ishte ngrirë.
Gosling e përshkroi vdekjen e të rinjve si shokuese dhe lajm shumë i rëndë për tërë kombin.