Gazetari slloven që zbuloi skandalin e Berishajt: Kurti të brengoset për atë që mund të zbulohet në vazhdim

Albin Kurti duhet të jetë i shqetësuar për atë që mund të zbulohet nga hetimet mbi skandalin financiar ku është i përfshirë ambasadori Martin Berishaj në Slloveni. Por, ndoshta, edhe populli i Kosovës. Kështu na tha gazetari i mirënjohur slloven Bojan Požar.

Skandali financiar ku është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci i emëruar nga Qeveria Kurti II u thellua edhe më shumë me detaje të reja së fundit.

LEXO EDHE KETE

E fundit: “Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën”

Nacionale kontaktoi gazetarin 65 vjeçar slloven për të mësuar më shumë në lidhje me informacionet e publikuara – ku përmendej mundësia që një pjesë e parave të ketë përfunduar te rrethi i afërt i Albin Kurtit, ku përmendet BIA serbe dhe ku stërpërmendet Martin Berishaj – që potencialisht mund të përbëjnë rrezik edhe për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe me Qeverinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme për të marrë një prononcim, por ata nuk kanë kthyer përgjigje. E vetmja që ka shkruar për rastin është ndër njerëzit më të pushtetshëm të Vetëvendosjes, Dejona Mihali por pa u marrë specifikisht me të.

Ajo që Požar i tha Nacionales për detajet e reja në intervistën e mëposhtme është jashtëzakonisht shqetësuese dhe duhet të lexohet edhe nga anëtarët e komisioneve parlamentare që po hetojnë sektorin e energjisë.

Gazeta:

Në artikullin tuaj të fundit, keni shkruar për detajet më të reja mbi hetimin që po vazhdon ndaj GEN-it ku është i përfshirë kryeministri slloven Robert Golob dhe ambasadori kosovar Martin Berishaj. A mund të na thoni më shumë?

Bojan Požar:

Tash, për të parën herë, zyrtarisht është konfirmuar që Zyra e Prokurorit të Shtetit në Slloveni po kryen hetim në lidhje me marrëveshjet e GEN-i në Beograd, në lidhje me kryeministrin aktual Robert Golob, dhe në lidhje me kompaninë e z. Martin Berishaj, e regjistruar në Mal të Zi.

Gazeta:

Sipas burimeve tuaja, personi që ka dorëzuar këto dokumente te Zyra e Prokurorit është Tatjana Bobnar, ish ministrja e Punëve të Brendshme në Slloveni. A mund t’i shpjegoni lexuesve tanë kosovarë se si ndodhi kjo?

Bojan Požar:

Ky është informacion i lidhur me dorëheqjen e Ministres së Punëve të Brendshme, Tatjana Bobnar. Ajo u dorëheq për shkak të presionit politik të kryeministrit Robert Golob ndaj policisë. Bobnar dorëzoi dokumentacion të lidhur me këto presione te Zyra e Prokurorit, dhe me sa duket po ashtu dokumentacion për hetimin mbi rastin kriminal të përmendur më lart kundër Golobit dhe Gen-I. Sipas disa informacioneve, kryeministri Golob, përmes drejtorit të tij të Zyres së Hetuesisë Kombëtare donte të ndërhynte në këtë hetim.

Zyra e Hetuesisë Kombëtare në Slloveni heton rastet më serioze të korrupsionit, dhe Golobi e emëroi personin e tij si drejtor të kësaj zyreje, dhe ky drejtor besohet që tashmë ka zëvendësuar hetuesit e rasteve kriminale kur e hetuan Golobin. Z. Golob dhe znj. Bobnar janë nga e njëjta parti politike.

Gazeta:

A përmendet përsëri ambasadori Martin Berishaj në këto detaje të reja?

Bojan Požar:

Ne supozojmë që po, meqë këto marrëveshje janë të lidhura direkt me Berishajn.

Gazeta:

Sipas burimeve tuaja, disa nga paratë përfunduan te rrethi i kryeministrit Albin Kurti.

Bojan Požar:

S’mund ta provojë ende, por burimet e mia thonë që po.

Gazeta:

Një prej pretendimeve më shqetësuese të burimeve tuaja është që shërbimi sekret serb BIA dinte për transaksionet e GEN-i në Beograd. Marrë parasysh që ambasadori Berisha – e ndoshta edhe rrethi i Kurtit – janë të përfshirë, a mendoni që siguria kombëtare e Kosovës është në rrezik?

Bojan Požar:

Siguria kombëtare është zakonisht gjithnjë në rrezik kur ka ndonjë dyshim që zyrtarët që po udhëheqit janë të përfshirë në korrupsion.

Gazeta:

A duhet të shqetësohet populli i Kosovës për këtë skandal financiar që po hetohet?

Bojan Požar:

Ndoshta po, njësoj si edhe Sllovenia, për shkak të dyshimve mbi përfshirjen e kryeministrit slloven.

Gazeta:

A duhet kryeministri Albin Kurti të brengoset për ato që mund të zbulohen në Slloveni?

Bojan Požar:

Po.

Gazeta:

Sipas mendimit tuaj personal, a duhet ambasadori ynë në Kroaci Martin Berishaj të dorëhiqet nga pozicioni i tij?

Bojan Požar:

Natyrisht se duhet të dorëhiqet.

ngjashme