Gazeta autoritative frankofone Belge La Liibre Belgique në faqen 2 te dates 02.04.2022 boton një shkrim për presidentin serb Vuçiç, ku në mbititull dhe nëntitull thuhet se Vuçiç eshte favorit ne zgjedhjet presidenciale në Serbi më 3 prill 2022, dhe e prezanton si ultranacionalist dhe ish kolaborator të Sllobodan Millosheviçit duke shtuar se i njejti tani eshte konvertuar në “mik të perendimit”.
Gazeta bellge shkrimin e ka marrun nga agjencia prestigjioze franceze AFP .
Aty pos tjerash thuhet se Vuçiq mban lidhje të ngushta me vëllaun e madh Rusinë por edhe po terheq investime ne disa miliarde euro nga Kina.
Serbia me 7 miilionë banorë dhe me kryetarin e saj 52 vjeçar ështe vend kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Partitë opozitare serbe e akuzojnë ate, se e ka vene plotesisht nen kontroll tere shoqerine ne Serbi.(…) Shumicen absolute te mediave i ka nen kontrolllin e vet.
Ai prezantohet ne zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe, si ilaqi i vetëm nga pasiguria globale qe del si rezultat i luftes ne Ukraine me parullën ” Paqe, stabilitet, Vuçiç”.
Shumë serb Vuqiqit i falenderohen që nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves nga viti 2008 deri sot, kjo ish province, e cila ne Serbi shihet si djepi historik i tyre.
Vuçiç është ai i cili një kohë të gjatë i ka mbrojtur liderët serb të Bosnjes te akuzuar per krime të egra dhe mizore gjate konfliktit 1992-1995 dhe i njejti Vuiçiç, u shnderrua në një politikan, që kërkon anëtarësim në Bashkimin Europian, diktuar nga pragmatizmi i tij ai e ka bere nje ndryshim ne vitin 2008, ai largohet nga Partia Radikale ultranacionaliste dhe e formon Partine Serbe te Progresit, si parti konservatore dhe proeuropiane. Me keto slogane edhe i fitoi zgjedhjet parlamentare te vitit 2012.
Prej kesaj kohe presidenti Vuçiç i ka gjunjëzuar opoziten serbe duke ” ua mohuar te drejtat politike, lirite qytetare,poashtu ka bërë presion mbi mediat e pavarura dhe mbi partite opozitare politike si dhe mbi organizatat e shoqerise civile, thuhet në raportin Amerikan te Freedom Hause te vitit 2021.
Dhe në fund fare të themi se progresin e Kosoves nuk e ka penguar mosnjohja nga Serbia por amatorizmi, karierizmimi,lakmia për pushtet, pare dhe famë të elitës politike kosovare duke i perfshire edhe keta të sotmit.
Ne dialogun në Bruksel që po mbahet pala kosovare vazhdimisht duhet ne prani te ndermjetesve nderkombetar tua perserise argumentet e lartepermendura nga Agjencia AFP, La Libre Belgique dhe Freedom Hause.
E pergatitit Ferid SHEHU