Analisti politik, Shkëlzen Gashi është tallur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili të dielën doli në Aeroportin “Adem Jashari” për t’i pritur qytetarët nga diaspora.
Sipas Gashit, Kurti njëjtë si ilirët edhe duhet të i përcjellë ata.
“kryeministri i paska pritë diasporën në aeroport, ama kishte me qenë mirë edhe me i përcjellë kur të shkojnë, se qysh thuhet në librin mësimor të historisë për klasën e pestë: ilirët i prisnin dhe i përcillnin mysafirët deri te dera”, ka shkruar Gashi në Facebook, të hënën.