Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se vendimet e Qeverisë po merren nga disa emra të “pakonfirmuar dhe paidentifikuar” në zyret e VV-së.
Gashi në emisionin Pressing në T7 ka thënë se pret nga qeveria të udhëheqë me vendin e jo të marrë “vendime për teke individuale”
“Qeveria presim që ta bëjë punën e vet. Të sillet si qeveri dhe të qeverisë dhe jo të sillet si institucione i cili udhëhiqet nga teket individuale nga persona të paidentifikuar dhe pakonfirmuar”, ka thënë ai.
“Cdo vendim i mundshëm. Shkon fillimisht në zyre të VV-së dhe kalon nëpër ato komitetet”, shtoi ai.
Gashi thotë se për këto pohime nga informacione të sakta.
“Mësa kam informacion dhe si e shoh se funksionon Kuvendi. Këtë e them me kompetencë. Të gjitha vendimet merren në komitete të partisë. Ja nini krismën ma vonë. Po flas për vendime të përditshme. Jemi duke folur për çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen. Po flas vetëm për pjesën që cenon institucionet e Kosovës. Si marrin vendimet në parti është punë për ta. Por punët e Kuvendit të shkojnë tjetërkund është problematike. Është paaftësi e qeverisë sepse per nje çështje që ka të bëjë me energjetikën e Kosovës duhet vendimi me shku e me u marr neper komunitete te partisë. Me me i thirr institucionet e pavarura ligjore me dhënë raport ne komunitete të partisë është shkelje e rëndë ligjore dhe kushtetuese .Ka ndodh dhe po ndodh për ditë”, përfundoi ai. /Gazeta Express/