Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar votuesit e tij që e rikthyen në Kuvendin e Kosovës.
Megjithatë Gashi thekson se rezultati i fundit zgjedhor duhet të shërbejë si thirrje për reflektim.
“Ne nuk duhet ta pranojmë si normalitet një LDK në vendin e tretë. Një LDK me 16% nuk është LDK-ja që njohim, nuk është LDK-ja që ndërtoi shtetin dhe nuk është LDK-ja që i duhet Kosovës”, shprehet ai.
Ai thekson se “është koha që LDK-ja të hapë një proces të ri zgjedhor të brendshëm, demokratik, transparent dhe gjithëpërfshirës. Një proces që bashkon, jo që përjashton. Që prodhon besim, jo ndarje. Që nxjerr në pah vlerat dhe energjinë më të mirë të partisë sonë”.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës, të nderuar votues të LDK-së dhe secili prej jush që ma besuat votën,
Ju jam thellësisht mirënjohës.
Faleminderit që zgjodhët LDK-në si shtëpinë tuaj politike dhe që, me besimin tuaj, mundësuat rikthimin tim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Mbi të gjitha, më rikonfirmuat se politika që kam përfaqësuar ndër vite vazhdon ta ketë mbështetjen tuaj. Ky është një konfirmim se bindjet e mia për Kosovën, për LDK-në dhe për mënyrën se si duhet të bëhet politika gëzojnë besimin tuaj.
Prandaj, sot dua t’ju jap një zotim të qartë: nuk do të ndalem kurrë së punuari dhe së luftuari për Kosovën që e ëndërrojmë bashkë – një Kosovë të qeverisur mirë, të udhëhequr me ndershmëri, me kompetencë dhe në shërbim të çdo qytetari.
Por, për ta bërë Kosovën që duam realitet, na duhet edhe LDK-ja që i duhet Kosovës.
Një LDK me vlerat e saj autentike. Një LDK me njerëzit më të mirë, me mendim të lirë, me demokraci të brendshme, me profesionalizëm dhe me vizion. Mbi të gjitha, një LDK fituese.
Rezultati i fundit zgjedhor duhet të na shërbejë si thirrje për reflektim. Ne nuk duhet ta pranojmë si normalitet një LDK në vendin e tretë. Një LDK me 16% nuk është LDK-ja që njohim, nuk është LDK-ja që ndërtoi shtetin dhe nuk është LDK-ja që i duhet Kosovës.
Prandaj, krahas domosdoshmërisë që vendi të ketë sa më shpejt institucione të qëndrueshme dhe funksionale, ne kemi edhe një detyrë tjetër të madhe: të merremi me veten. Të merremi me LDK-në. Me LDK-në tuaj.
Është koha që LDK-ja të hapë një proces të ri zgjedhor të brendshëm, demokratik, transparent dhe gjithëpërfshirës. Një proces që bashkon, jo që përjashton. Që prodhon besim, jo ndarje. Që nxjerr në pah vlerat dhe energjinë më të mirë të partisë sonë.
Sepse vetëm kështu mund ta bëjmë LDK-në të madhe përsëri. LDK-në fituese përsëri.
Dhe vetëm me një LDK fituese mund ta ndërtojmë Kosovën që e duam: një shtet më të fortë, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më evropian.
Le ta nisim këtë rrugëtim me guxim, me besim dhe me përgjegjësi.
Ta bëjmë LDK-në fituese. Ta bëjmë Kosovën fituese.
Na priftë e mbara!



Të tjera
Shëndetësi
Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?
Skuqja e syve është një problem
Showbiz
Ivana Knoll mbërrin në Dallas për të mbështetur Kroacinë: Pres që të arrijmë në finale
Ivana Knoll, e njohur si tifozja
Aktuale
Këta do të jenë 120 deputetët e rinj të Kuvendit
Numërimi i votave nga zgjedhjet e