Shkëlzen Gashi, aktivist, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e rrëzojnë kryeministrin Albin Kurti pasi kjo “do t’i nxirrte shumë keq”.
Gashi këtë e ka shpjeguar, duke thënë se Qeveria Kurti ka fituar 50.2 për qind të votave.
“Nuk mundesh me rrëzu nje Qeveri e zgjedhur me 50.2 për qind të votave, e paparë në historinë e Kosovës prej maslufte. Nuk mundesh me bë ashtu e nxjerr një fytyrë çfarë nuk është mirë me nxjerr dhe me pa njerëzit që ata ndërhyjnë kështu dhe rrëzon qeveri kur nuk po i ngon”, ka thënë Gashi.
Quni thotë se raporti i Kurtit me SHBA-të mund të jetë edhe personal
Në Pressing të T7, Gashi ka thënë se ka dëgjuar adresimin e emisarit amerikan Gabriel Escobar për mediat serbe.
“Këta po vijnë këtu me kërkesa të Serbisë. Unë e dëgjova prezantimin që e kishte për media serbe 12-13 minuta, dhe unë munda të i vrejë 5 pika”, tha Gashi, duke përmendur edhe stabilitetin regjional.