Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, i ka kritikuar ashpër e me ironi mërgimtarët, duke thënë se ata e kanë braktisur vendin, kur është dashur të luftonin dhe se kanë bërë “çkrrymje” në sisteme të huaja në çdo mënyrë.
“Përveç se e kanë braktisë këtë vend kur osht dashtë me luftu, e kanë pasë “guximin” me dalë jashtë për me shpëtu për veti, me iu shmangë vrasjes e dhunimit, e me kërku standarde të nalta të mirëqenies në shtete që nuk janë vendlindje e tyne, ata hala na mbajnë ligjërata fejsbukjane për demokracinë, të drejtat qytetare e sistemet ekonomike”– shkroi ajo.
Me ironi, ajo ka thënë disa fjalë të mira e një lutje për mërgimtarët: “Shumë loçkë osht Diaspora jonë! Zoti ua shtoftë bereqetin, a!!! Çdo vit ua shohim “hajrin”.
Gashi ka pretenduar se sa herë vijnë mërgimtarët për “shëti” në Kosovë, në vendin tonë “fryhen çmimet në të gjitha tregjet e mundshme”.
Sipas saj, mërgimtarët kanë pasur ndikim negativ edhe për shtrenjtimin e çmimeve të ndërtimit.
“Ua kemi pa “hajrin” edhe te çmimet e ndërtimit. Ka 2-3 e ma shumë banesa i kanë në pronësi, të cilat ua lëshojnë me qira familjeve që nuk e kanë pasë “guximin” me lëshu Kosovën me vakt, edhe kursejnë për pleqni”– shkroi Gashi.