Futbollisti 23-vjeçar i Shakhtar Donetskut, Viktor Korniyenko i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës në luftën kundër Rusisë.
Futbollisti ukrainas ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur mllefin ndaj rusëve dhe krenarinë për atdheun e tij.
“Unë jam në Ukrainë, jam duke i ndihmuar Forcat e Armatosura. Lavdi Ukrainës. Do t’i shkatërrojmë rusët. Lavdi Ukrainës”, ka shkruar 23-vjeçari.
Përpos Korniyenkos, edhe shumë sportistë tjerë janë bashkuar në radhët e ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë.
Rusia ka filluar sulmet ndaj Ukrainës, prej tetë ditësh ndërsa si pasojë e sulmeve të tyre kanë mbetur të vdekur shumë persona, përfshirë këtu edhe tre sportistë./Botapress.info/