Një rast shqetësues është raportuar në Policinë e Kosovës lidhur me zhdukjen e një të mituri në qytetin e Fushë Kosovës.
Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për L.H., 10 vjeç, i cili është larguar nga banesa e tij në rrugën “Enver Maloku”, që nga e hëna (02.06.2025), rreth orës 12:00 dhe deri më sot nuk është kthyer më në shtëpi.
Rastin e ka raportuar babai i tij, Agron Hoti, i cili ka deklaruar se nuk ka informacion për vendndodhjen e të birit dhe nuk di çfarë veshje ka pasur në momentin e largimit. Lartësia e tij është rreth 150 cm, me flokë dhe sy ngjyrë kafe.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se fëmija është recidivist, pra me raste të mëparshme të largimeve nga shtëpia.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Person i zhdukur”. Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për lokalizimin e të miturit.
Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, lusim të kontaktojë Policinë e Kosovës sa më parë.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,