Vetëvendosja këtë fushatë zgjedhore e ka nisur me njëjtësimin e të gjithë partive ish-opozitare me Listën Serbe.
Ramush Haradinaj i AAK-së, i ka quajtur “të mjerë” dhq që “do të humbin të gjithë me turp”.
Në një shkrim për “luftëtarin”, Haradinaj tha se “do të jemi bashkë, këta që kemi mbetur”.
“Por mos harroni, jemi shumë më tepër se propaganda e tyre”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Luftëtari
Çdo ditë e më shumë që kalonte, qeveria i harronte.
Harresën për luftëtarin, e krijoi si rubikon propaganda e tyre.
Njëherë i injoruan, pastaj morën guxim deri në ofendim për veshje, e në dukje kur ata marshonin.
Propaganda orkestronte dokumente, procese gjyqësore, që ta realizonte harresen kolektive.
Por, ka diçka që duhet ta kuptoni.
Luftëtarin po e godasin, sepse e njohin procedurën ushtarake të përgatitjes së tij.
Por, thellë në shpirt dhe mendje, nuk mund të depërtojnë asnjëherë.
Luftëtarët gjithmonë jetojnë me qëllime të qarta.
Luftëtari është ai që s’ka frikë nga stuhitë, sepse stuhitë e kanë frikë vendosmërinë e tij.
Ai mban plagët si medalje, dhe heshtjen si urdhër.
Jeta e tij është komandë, sepse atdheun e mbron, kudo në secilën formë.
Qëndrimi i tij është shembull, sepse në stuhitë e luftës nuk dorëzohet, e në paqe dhe liri duron në secilin çmim, sepse misioni është atdheu dhe ekzistenca e jetës së brezave në siguri.
Kujtesa e tij është përjetësi. Janë thuajse të vetmit që në horizont e kanë parë vijen e hollë mes jetës dhe vdekjes.
Ata po vdesin natyrshëm të qetë, krenarë, stoik, që e kishin vetëm një peng në jetë, që nuk e patën fatin e dëshmorëve.
Do të jemi bashkë, këta që kemi mbetur.
Por mos harroni, jemi shumë më tepër se
Propaganda e tyre.
“Lumët Ju” si thotë populli. Për kontributin, për sakrificën dhe shembullin.
Mjerë ata. Që do të humbin gjithmonë me turp.
Nderime atdheut!



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së