Tyson Fury ka shpjeguar për ndryshimin drastik që ka bërë në mënyrën e të stërviturit para duelit ndaj Dillian Whyte.
‘Gypsy King’ do të ruajë titullin e tij të kampionit WBC në peshat e rënda në boks kundër boksierit britanik, Whyte.
Për këtë duel, Fury po përgatit ‘lojërat mendore’ por edhe ka bërë ndryshime në aspektin e kampit stërvitor. Ai u largua nga familja.
“Jam larguar nga shtëpia e familjes dhe kam bërë kampin stërvitor në rrugë për tetë javë. Kampi ishte disa kilometra larg shtëpisë. Kurrë s’kam parë familjen. Nuk ishte vështirë, s’ishte kohë e gjatë. Duhej të fokusohesha te dueli, s’ishte problem”, ka thënë Fury.
“Njerëzit gjithmonë thonë se jam mjeshtër i ‘lojërave mendore’, por s’bëj diçka qëllimshëm. Vetëm flas”, shtoi ‘Gypsy King’.
Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të përballen me njëri-tjetrin më 23 prill, në Londër, në arenën në ‘Wembley’.