Fundoset në Portin e Durrësit anija ku u sekuestruan 80 mijë litra naftë kontrabandë (VIDEO)

Fundoset në Portin e Durrësit anija e peshkimit “Anyway” e cila para një muaji u kap në kuadër të operacionit “Disel” me 80.000 litra naftë .

Anija është fundosur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe pritet të nxirret pasdite. Deri më tani nuk ka informacion për shkaqet që çuan në mbytjen e anijes.

Më herët Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për kapitenin dhe mekanikun e anijes, të cilët kanë futur në mënyrë ilegale 80 mijë litra naftë në Durrës.

LEXO EDHE KETE

Kryqi i Kuq iu bën thirrje njerëzve: Mos shisni veshkat për të blerë iPhone

Flamur Aliu dhe Nuri Xheka kishin dalë në det me anijen “Anyway”, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë që dyshohet se vinte nga Italia.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar. Peshkarexha, së bashku me sasinë e naftës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./Botapress.info/

ngjashme