Mot kryesisht me diell do të mbretërojë ditëve të ardhshme në vend. Mëngjeset mbesin të ftohta, me ngrica, derisa përgjatë luginave të lumenjve mund të shfaqen shkurtimisht, kushte për mjegullinë apo mjegull. Temperaturat minimale zbresin në -2C e 2C. Gjatë ditës temperaturat luhaten ndërmjet 12C e 15C. Frynë erë jugore e lehtë 1-5m/s.
Ditën e diel vazhdon mot i kthjellët dhe me diell. Nga e hëna mbetet tutje situatë më e qëndrueshme meteorologjike.
Kalojnë kohë pas kohe vranësira, që ditën e martë, me dendësimin e tyre mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 3C, e ato maksimale shkojnë deri në 15C e 16C, lokalisht në vlera prej 17C e 18C. Kryesisht fryn erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 2-7m/s. /Mendimi për motin/



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar