Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu dhe reshje bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e borës pritet të paraqiten gjatë ditës së diel.
“Të shtunën do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 8 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Ndërkaq, për ditën e diel parashihet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
“Të dielën temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 3 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet tutje në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar