Botapress, 19 Maj – Nëse e klikoni faqen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Maqedoni dhe nëse kërkoni biografinë e Gjergj Dedajt, do të shihni një listë të gjatë të aktivitetit të tij jetësor, politik e diplomatik, shkruan Botapress.
I lindur në Gjakovë më vitin 1954, Gjergj Dedaj do të rendisë një nga një në CV-në e tij gjithë aktivitetin e rrugëtimit të tij arsimor, politik e diplomatik.
Kështu dy vjet pas themelimit të Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj do të zgjidhet kryetar i saj, post të cilin do ta mbajë për gati 2 dekada.
Më pas do të bëhet deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës më vitin 1998, pastaj deputeti i Kuvenndit 2004-2007, më 2015 emërohet zëvendësminsitër, post të cilin do ta ushtrojë deri më 2017 ndërkaq më 2018 do të nisë karrirën e tij diplomatike duke u emëruar Ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Opinioni publik, politik e medial e mbajnë në mend Gjergj Dedajn si një politikan kontravers. I rreshtuar para lufte me Ibrahim Rugovën, pas vitit 2007 do t’i vardiset Hashim Thacit.
Fillimisht duke e kërcënuar e shantazhuar e më pas duke e shpallur si Qeverinë (kryeminsitrin) që e meriton cmimin Nobel për paqë.
DEGJOJENI RREFIMIN E GJERGJ DEDAJT PER NDALIMIN NGA UCK-ja – HASHIM THACI NE SHTATOR TE VITIT 1998 (Me shume orej minutes 24…)
Per mbajtjen e tij ne Zonen e Drenices nga UCK-ja, Gjergj Dedaj eshte kontaktuar nga Gjykata Speciale.
Por pas gjithë këtij rrugëtimi gati 30 vjecar sot duket se i erdhi fundi i karrierës politike e diplomatike edhe Gjergj Dedajt.
Me vendim të minsitres Donika Gërvalla, ambasadori Gjergj Dedaj do të kthehet në shtëpi. Dhe meqenëse më nuk është në pushtet as PDK e as Hashim Thaci, duket se Gjergj Dedaj do t’u kthehet kujtimeve apo memorieve të këtij rrugëtimi të tij të bujshëm politik e diplomatik.
Në një ditar apo libër eventual biografik nuk dihet se a do ta përshkruajë edhe mbajtjen për 3 ditë rresht nga UCK-ja në shtator të vitit 1998 apo takimin e tij të parë me Hashim Thaci, i njohur me nofkën “Gjarpri” me të cilin për 3 ditë e tri net rresht ka ndarë momentet më të rëndësishme të jetës së tij, mbase edhe më të vështirat, shkruan Botapress.
https://www.facebook.com/watch/live/?v=644630723159180&ref=watch_permalink