Vransira të ulëta do të dominojnë mbi vend ditën e premtë, por se nuk parashihen mundësi për të reshura.
Kohëpaskohe në disa pjesë të vendit, kryesisht nga Dukagjini nuk mungojnë intervale me diell. Në aspektin termik më ftohtë, me temperatura minimale që zbresin në -2C e 0C. Maksimalet ditën luhaten ndërmjet 2C e 5C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-6m/s.
Vransirat shpërndahen gradualisht ditën e shtunë, e po parashihen më shumë intervale me diell pasdite.
Ditën e diel, masa më të ftohta ajrore që kalojnë përgjatë rajoni sjellin vransira kalimtare mbi vend, me mundësi të shoqërohen me ndonjë rrebesh të dobët dëbore.
Temperaturat minimale zbresin në -4C; e ato maksimale ditën arrinë deri në 2C e 3C. Do të fryjë erë mesatare veriore 5-11m/s. Nga dita e hënë mot kryesisht me diell, por i ftohtë, me minimale që zbresin në -5C e 7C, derisa ditën maksimalet shkojnë deri në 2C e 4C.
Qarkullimi më i mirë ajror, po pritet të përmirësoj gjendjen me cilësinë e ajrit. Indeksi do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme e të mira. Mbeten problematike orët e mbrëmjes, meqenëse mungesa e erës, mban ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, por jo në vlera të rritura, sikurse në kushte mjegulle. Vlerat e çastit të indeksit në këto raste mund të kalojnë në vlera shumë të dobëta apo edhe jashtëzakonisht të dobëta, me ngjyrë vjollce, njofton Mendimi për Motin.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar