KFOR-i ka njoftuar se dërgimi i skuadrës së kërkim-shpëtimit nga FSK është bërë me autorizimin e tyre.
Ky njoftim vjen pasi trupat e FSK-së janë parë sot në Ujman në kërkim të trupit të një qytetari që u zhduk të dielën në Ujman pasi u hodh nga ura.
“Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, autorizoi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) të vendoste ekipe Kërkim-Shpëtimi (SAR) në zonën e liqenit Ujman. Autorizimi u dha në përputhje të plotë me prerogativat dhe autoritetet e Komandantit të KFOR-it, për të maksimizuar përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur një burrë 33-vjeçar që raportohet se ka hyrë në liqen disa ditë më parë. KFOR-i, gjithashtu do të ofrojë siguri gjatë gjithë operacionit” thuhet ndër të tjera në njoftimin e KFOR-it./



Të tjera
Lajme Opinione
Janina Ymeri: Ne puno, Serbia fito!
Deputetja e LDK-se ne legjislaturen e
Showbiz
Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin
Morena Taraku është shfaqur së fundi
Lajme
Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit