Për 6-muaj dy nga Ministritë më të rëndësishmë të vendit, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Ekonomisë kanë shpenzuar vetëm 1% të buxhetit të planifikuar për këtë vit për investime kapitale.
Hiç më shumë se ministrat Hajdari dhe Rizvanolli nuk kanë punuar as ministri i Bujqësisë Faton Peci, por as kryeministri Albin Kurti, të cilët e kanë shpenzuar vetëm 2% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale.
Ministria e Jashtme, të cilën e udhëheq Donika Gërvalla, ka shpenzuar për gjysmë viti vetëm 3% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, ndërsa Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia për 6 muaj ka shpenzuar 8 për qind të buxhetit për investime kapitale.
Ministria e Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla ka shpenzuar 13% të buxhetit, ndërsa Ministria e Kulturës e Hajrullah Çekut ka shpenzuar veç 17 % të buxhetit./Front Online



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e