Frika nga një luftë bërthamore , ‘pilulat e shpëtimit’ po blihen në masë anë e mbanë botës

Instikti i vetmbrojtjes është mjaft i shprehur te njerëzit. Lufta në Ukrainë dhe kërcënimet e Putin për sulme bërthamore kanë bërë që mjaft qytetarë në mbarë botën tëblejnë pilula kundër rrezatimeve radioaktive.

Mësohet se çmimi i pilulave të jodur kaliumit është rritur në Amazon me rreth 50% që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Ato janë shpërndarë si pasojë e shkrirjes së termocentraleve bërthamore dhe ka prova që sugjerojnë se funksionojnë, por vetëm deri në një pikë.

Pilulat ndalojnë tiroiden tuaj, një gjëndër në qafë, nga thithja e jodit radioaktiv. Por ato nuk mbrojnë pjesët e tjera të trupit dhe nuk ju mbrojnë nga elementët e tjerë radioaktivë në rast rrjedhjeje.

Ndërsa pushtimi i tij i Ukrainës po shkon keq, Vladimir Putin ka përdorur kërcënime shqetësuese, duke përfshirë vendosjen e armëve bërthamore të Rusisë në një gjendje më të lartë gatishmërie.

Mundësia e një konfrontimi të përshkallëzuar që çon në përdorimin e armëve bërthamore në Evropë mbetet shumë i ulët.

Por rreziku i luftës bërthamore tani është më i madh se sa ka qenë në dekada dhe shumë njerëz janë të trembur.

Një nga rreziqet më të mëdha të një arme bërthamore është sasia e bollshme e rrezatimit që do të lëshonte. Pas një sulmi, reshjet radioaktive do të binin si shi nga qielli, duke helmuar ata që i ekspozoheshin. Kjo mund të çojë në sëmundje të rënda dhe vdekje. Por vështirë se mund të ndodhë një luftë bërthamore.

ngjashme