Fotografi kosovar, Metush Mëziu ka realizuar një fotografi të veçantë të katër stinëve të vitit, shkruan Gazeta Botapress.
Fotografët kosovarë thuajse çdo fundvit dhe jo vetëm, sjellin fotografi përmbledhje prej më të bukurave. Ata tek adhuruesit e shkrepjeve të tyre sjellin përmbledhje prej më të ndryshmeve. Në këto përmbledhje shpesh përfshihen edhe stinët e vitit, nga pranvera deri tek dimri.
Kështu ka vendosur edhe fotografi Metush Mëziu.Ai në grupin e Facebook’ut ‘Maniakë të fotografisë’, ka vendosur që të publikojë një kolazh të fotografive me katër stinët e vitit. Në një vend diku në Kosovë, Mëziu i ka bërë fotografi natyrës, ku aty është një lisë. Fotografitë janë shkrepur në katër periudha të vitit.
Kolazhi i fotografive ka marrë shumë pëlqime dhe është shpërndarë shumë. /Botapress.info/