Qeveria e Kosovës ka hapur sot Fondin për Siguri për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë për sigurinë e vendit.
E si shumë herë të tjera, këngëtari Labinot Tahiri, ka treguar edhe një herë “zemërgjerësinë” e tij.
Përmes një postimi në profilin e tij të Facebook-ut, Labi ka treguar se ka dhuruar pesë mijë euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës.
Deputetja e AAK-së jep rrogën e fundit për Fondin për Siguri
Tre mijë euro i ka dhuruar vet këngëtari, ndërsa dy mijë të tjera nga fondacioni i shqiptarëve.
Gjithashtu ai ka shtuar se kjo shumë është më e pakta, pasi do të lobojë ende për ushtrinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Urime Kosovë dhe ju lumtë kryeministër, e po ashtu juve të gjithêve që jeni në parlament për këtë fond të sigurisë.
Tani shqiptar të dashur e patriotë të vertetë, se e keni pa kajherē jemi do patriota te Facebookut
![😃](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t51/1/16/1f603.png)
Dhuroni me mundesi që keni për ta forcuar Ushtrinë e Kosovës.
Personalisht nga mbrëmjet e mia që kam në këtë javë, para të cilat i marrë nga Diaspora, do ti dhurojē 3000€ në fondin për siguri, e po ashtu 2000€ nga Fondacioni ynë i cili është i fuqishëm nga duart e shqiptarëve.
Gjithsejtē 5000€
![🤝](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t64/1/16/1f91d.png)
![🙏🏻](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tfb/1/16/1f64f_1f3fb.png)
Ky është vetëm fillimi…. ju garantojë… sepse nuk duhet të ndalemi për të lobuar për ushtrinë tonë.
ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN DHE SHQIPTARËT.
Me dashuri, Labinot Tahiri,Kosovë e Shqipërisë.